16 mars 2011

Më 23 mars miqësore Juve-Torino, rikthehet Juve e vërtetë!

Legjendat e Juventusit dhe Torinos janë gati për tu rikthyer në fushë.

Derbi Torinez i planifikuar për të mërkurën më 23 Mars në Stadio Olimpico të Torinos, i organizuar nga Juventus FC, FC Torino, komuna e Torinos dhe 'Fondazione Vialli e Mauro'.

Lippi do të jetë trajner i Juventusit kurse në fushë për Zonjën e Vjetër do të paraqiten: Zinedine Zidane, Pavel Nedved, Gianluca Vialli, Edgar Davids, Igor Tudor, Gianluca Pessotto, Paolo Montero, Fabrizio Ravanelli, Claudio Gentile, Massimo Mauro, Antonio Cabrini, Massimo Carrera, Pietro Vierchowod dhe Stefano Tacconi.

Të gjitha të hollat e mbledhura nga kjo ndeshje miqësore, do të shkojnë për bamirësi. /Juventus-Fans/