11 mars 2011

Mazzari trajner i Juventusit?

Gjiganti italian në krizë të thellë, Juventus është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit të trajnerit aktual të Napolit, Walter Mazzarri në Olimpico të Torinos.

Sipas Tuttosport, Del Neri pritet të largohet në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër dhe si kandidatë i mundshëm për pasues të tij pos Luciano Spalletit, Andre Villas Boas, Claudio Gentiles dhe Gianluca Viallit, tani paraqitet edhe Walter Mazzarri. Sidoqoftë, i shpejtë ishte reagimi i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis.

“Duart larg nga kryetrajneri jonë. Edhe nëse nuk ka asnjë trajner tjetër në treg, atëherë ai nuk është i lirë. Është e thjeshtë. Juventusi nuk mund ta ketë atë para vitit 2016, derisa unë të vendosi ndryshe”, tha De Laurentiis.
/JUVENEWS.TK/