13 mars 2011

Maxarri: Juventusi? Të shohim në fund të sezonit


Trajneri i Napolit ka komentuar zërat që flasin për një interesim të “Zonjës” për të

Zërat në lidhje me një kalim të mundshëm te Juventusi nuk e kanë lënë indiferent Valter Maxarrin që, në prag të ndeshjes me Parmën, ka shpjeguar: “Vlerësime të tilla të bëjnë të ndihesh mirë, por nuk e gënjej veten, sepse e di se gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm në fundin e sezonit bëhen llogaritë”. Tekniku i Napolit më pas ka saktësuar: “Nuk dua të dëgjoj gjëra që nuk kanë të bëjnë me fushën. Nuk dua të shpërqendrohem: mendoj për dhjetë finalet që na presin”. Interesimi i Juventusit nuk i ka pëlqyer aspak presidentit De Laurenits që, në ditët e kaluara, ka blinduar trajnerin e tij. Në lidhje me këtë çështje Maxarri ka qenë i qartë: “Mund edhe të shkarkohem nëse gjërat nuk do të shkonin mirë, dhe kontrata në raste të tilla nuk ka shumë rëndësi. Kështu që është më mirë të flasim për këtë në fund të sezonit”. Fjalë të qarta. “Kam dëgjuar deklaratat e De Laurentis (”Juventusi mund ta ëndërrojë, Maxarri ka një kontratë me ne, nëse duan mund ta kërkojnë mbas 2016-ës”), por edhe presidenti ka saktësuar “deri kur do të ketë respekt reciprok dhe deri kur do të ekzistojë besimi”, “kështu funksionon, duhet të ketë shumë gjëra”, ka thënë trajneri toskan. Më pas Maxarri ka provuar të sqarojë: “Jam aq ekspert sa duke parë se mungojnë akoma edhe dhjetë ndeshje, në këtë moment nuk dua të dëgjoj gjëra që nuk kanë lidhje me fushën. Nuk dua të shpërqendrohem, mendoj vetëm për dhjetë finalet që na presin. Nuk mendoj për gjë tjetër, kam lexuar edhe lajme në lidhje me merkaton, janë gjëra absurde, dua të garantoj se nuk do të shpërqendrohemi nga asgjë”. Maxarri ka folur edhe për trajnerin e Italisë, Prandelin: “E falënderoj, për mua është një njeri i madh, dhe e di se nëse ka thënë gjëra të caktuara për mua, janë të vërteta sepse nuk ka asnjë interes. Eshtë i paanshëm. Ai ka shkuar me meritë te kombëtarja, sepse ka marrë rezultate të mira me skuadrat, që ka drejtuar”, ka thënë trajneri i Napolit, duke thumbuar kështu disa ish-trajnerë të Italisë. Në fund, ka ardhur edhe një thumbim për kritikët e tij: “Unë ndonjëherë protestoj, nuk ankohem. Kritikët përdorin kundrejt meje terma që nuk më pëlqejnë dhe që nuk më përkasin”, ka thënë Maxarri.
/JUVENEWS.TK/