14 mars 2011

Maxarri: "Jam i lumtur nga interesimi i Juventusit"

Lajmet mbi një transferim të mundshëm tek Juventusi nuk e kanë lënë indiferent Valter Maxarrin që, në prag të ndeshjes kundër Parmës, shpjegon: "Të tilla vlerësime të japin gjithmonë kënaqësi, por nuk gënjehem shumë, sepse e di që gjërat mund të ndryshojnë shpejt.

Vetëm në fund të sezonit do të bëhen llogaritë". Trajneri napoletan ka saktësuar më pas: "Nuk dëshiroj të dëgjoj fjalë, që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës. Nuk dëshiroj të shpërqendrohem në këtë moment: mendoj për dhjetë ndeshjet tona finale që na kanë mbetur deri në fund të kampionatit".

Këto zëra nuk i kanë pëlqyer, ndërkohë presidentit De Laurentis, që në ditët e shkuara, ka blinduar trajnerin e tij. Mbi këtë çështje Maxarri, ndërkohë është shumë i qartë: "Mund edhe të shkarkohem, nëse gjërat nuk duhet të shkojnë shumë mirë, dhe kontrata në të tilla raste nuk ka shumë rëndësi. Kështu që do të flasim për gjithçka vetëm në fund të sezonit".

Fraza duket se ka qenë e qartë. Dhe është përsëritur pas kërkesës për ta sqaruar akoma dhe më mirë. "I kam dëgjuar fjalët e presidentit De Laurentis ('Juventusi ta ëndërrojë, Maxarri ka një kontratë me ne, nëse dëshirojnë ta marrin ta provojnë në vitin 2016'), por edhe presidenti ka sqaruar 'që deri në momentin që ka vlerësim reciprok dhe besim, funksionon kështu, duhet të jenë bashkë shumë gjëra për të vazhduar", është shprehur trajneri Napolit.

Duke vazhduar më tej, Maxarri ka provuar të sqarojë pozicionin e tij: "Jam shumë ekspert dhe, duke parë që mungon akoma dhe një e katërta e kampionatit, në këtë moment nuk dëshiroj të dëgjoj të flitet për gjëra që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës. Nuk dëshiroj të shpërqendrohem, mendoj vetëm për fushën e lojës dhe për dhjetë finalet që kanë mbetur deri në fund të sezonit. Nuk mendoj për gjë tjetër, lexoj edhe për merkato, është absurde, dëshiroj të garantoj që nuk do të shpërqendrohemi nga asgjë në këtë moment".
/JUVENEWS.TK/