11 mars 2011

“Matri, psikolog i Juventusit”

Alessandro Matri, shpresa e madhe e tifozëve juventinë për të ardhmen, shprehet rreth situatës dhe punës së Juventusit:

“Po kalojmë një periudhë negative dhe jemi të vetëdijshëm, por nuk duhet të demoralizohemi. Është për të ardhur keq kur dëgjon se thuhet që ne nuk përkushtohemi sa duhet, sepse nuk është kështu. Si në stërvitje, si gjatë ndeshjes, ne japim gjithcka. Kush flet për një problem psikologjik, ka të drejtë.

Jami i bindur se sapo të zhbllokohemi mendërisht do të shkojë cdo gjë më mirë.”

Kjo ishte receta e Alessandro Matri-t për sëmundjen e Zonjës së Vjetër, në mikrofonat e Mediaset. /fcjuventus-news/