14 mars 2011

Matri dhe Del Piero të zhgënjyer me barazimin

Alesandro dhe Alesandro.

Del Piero pason dhe Matri çon topin në rrjetë, por llogaritë nuk dalin ashtu si duhet, sepse dygolëshi i ish-sulmuesit të Kaljarit, që ka arritur edhe një rekord personal për sa u takon golave në Serinë A, nuk ka shërbyer për të ringritur Juventusin:

“Nëse shikoj shifrat e mia jam i kënaqur, por në këtë moment nuk arrij të mendoj për aspektin individual, sepse të gjithë te Juventusi duhet të mendojmë për të mirën e skuadrës, - ka thënë Matri. - Ky është rasti i madh i karrierës time, shpresoj ta shfrytëzoj në maksimum. Jemi të zhgënjyer për rezultatin, por jo për sinjalet që kanë ardhur”.

Edhe Del Piero ka qenë i zhgënjyer: “Kam luajtur mirë? Nuk më intereson. Problemi është se kemi humbur dy pikë. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mendojmë vetëm për ta mbyllur në mënyrën e duhur kampionatin”, ka thënë kapiteni bardhezi.
/JUVENEWS.TK/