13 mars 2011

Mascherano: Mbetem në Barcelonë


I kërkuari nga Juventus, Javier Mascherano nuk e ka problem faktin se nuk luan rregullisht tek Barcelona.

Mesfushori argjentinas e ka përsëritur dëshirën e tij për të mbetur tek klubi katalunas, përkundër interesimit të disa klubeve për shërbimet e tij ndër ta edhe Juventusi.

“Do të mbetem në Barcelonë”, ka konfirmuar ish futbollisti i Liverpoolit e West Hamit.

Sipas të përditshmes britanike, ‘Daily Mirror’, për Mascheranon interesim më konkret ka shfaqur Chelsea, dhe Juventus të cilat dëshiron ta shfrytëzojë mos-aktivizimin e tij të shpeshtë në fushë, për t’i garantuar atij një vend titullari në Londër apo Torino.
/JUVENEWS.TK/