17 mars 2011

Marotta: “Krenar që nuk e mora Piazon me ato kushte”

Nga faqet e Tuttosport dalin fjalët e Marotta pas marrjes së Piazon nga Chelsea.

Kujtojmë se Piazon ishte shumë afër bardhezinjëve dhe marrveshja me Sao Paolo-n ishte arritur, por mungonte marrveshja me lojtarin. Lojtari kërkonte 1 milion euro në vit kurse juventus ofronte 500.000 euro.

Jam krenar që nuk e mora Piazon me ato kushte.

Nuk do të kishte qenë etike që ti jepnim një minoreni 1 milion euro në vit.

Cfarë do të mendonin të rinjtë të cilët do të luanin me të, djem që duhët të firmosin së shpejti një kontratë profesionistash.

Është hipokritë të mendosh se lojtarët fitojnë shumë dhe pastaj të kritikosh sjelljen tonë në këto rrethana. /fcjuventus-news/