11 mars 2011

“Marotta ëndërron Mascherano - Aquilani për mesfushën juventine”

Vështirësitë dhe falimentimi i sezonit, duket se kanë shtyrë Juventusin që të ndryshojë drejtim. Marotta është duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fortë për vitin që vjen. Nevojitet një skuadër e përforcuar në cdo repart. Mes Blerjesh përfundimtare dhe huzimesh, Drejtori i Përgjithshëm i Juventus po fokusohet së tepërmi në mesfushë.

Ëndrra në sirtar e tij është një qendërmesfushe e përbërë nga Aquilani dhe Javier Mascherano. Dy 26vjecarët do të ndërtonin një nga mesfushat më të forta në Europë. Cilësi nga romani dhe sasi nga argjentinasi, pa harruar Felipe Melo, cilësitë e të cilit do ta lejonin që të përshtatej me të dy. Plani taktik është ndërtuar tashmë, edhe pse nuk është i thjeshtë për t’u zbatuar. Aquilani është i Liverpool dhe Juventus duhet të paguaj 16 milion euro brenda 30 Qershorit. Një shifër e rëndësishme kjo, të cilën Marotta do të mundohet ta ulë.

Për sa i përket amerikano-jugorit situata duket edhe më e ndërlikuar. Mascherano nuk po gjen hapësira tek Barcelona për shkak të konkurencës së fortë të Xavi, Iniesta Busquets, të cilëve mund t’u shtohet edhe Fabregas vitin që vjen. Katalanët shpenzuan 22 milion për ta blerë dhe nuk duken të gatshëm të bëjnë lëshime. Gjithsesi Marotta mbështetet tek vullneti i lojtarit dhe shpreson që të përsëritet rasti i Ibrahimovic që u ble për Eto’o + 30 milion dhe që pothuajse ju fal Milanit këtë vit.

Dihet që cmimi i Mascherano është shumë i lartë, por Marotta ka pohuar tashmë që do të afrohen vetëm lojtarë të mëdhenj dhe lojtarët e mëdhenj kushtojnë. /fcjuventus-news/