06 mars 2011

Marotta: Del Neri i pa prekshëm

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, i ka dhënë besimin e tij trajnerit Luigi Del Neri, përkundër humbjes prej 1-0 ndaj Milanit në derbi, e cila u mendua se mund t’ia rrezikonte seriozisht të ardhmen strategut italian.

“Përgjegjësia është e të gjithëve dhe nuk është e drejtë që të fajësohet trajneri. Ne do të punojmë shumë. Milani shënoi golin në pjesën e dytë dhe kishte vetëm dy raste në pjesën e parë”.

“Ishte një lojë shumë e keqe, ku kishte pak dallime, edhe pse Milani është më i fortë se ne. Ne duhet të fillojmë të fitojmë, përndryshe nuk do të bëhet mirë. Jam i bindur se skuadra do të reflektojë pas kësaj disfate”, potencoi Marotta.
/JUVENEWS.TK/