18 mars 2011

Mançini mendon për Juventusin: 'I vogël kam qenë tifoz bardhezi'

Roberto Mançini pavarësisht impenjimeve të mëdha që ka në këtë sezon, me Manchester Sitin që është i impenjuar në Europa Ligë, në Kupën e Anglisë, ku kanë arritur në gjysëm finale ku do të luajnë kundër Manchester Junaitid dhe në Premier Ligë, ku synojnë të ruajnë vendin e tretë në renditje ku ndodhen aktualisht, trajneri italian nuk ka humbur mundësi, pas ndeshjes me Dinamon e Kievit, për t'i dedikuar batutën e radhës skuadrës së tij të zemrës, që nuk është as Interi, as Lacio, as Fiorentina, dhe as Sampdoria…

E ardhmja ime?

Në futboll, mund të ndodhë gjithçka, siç mund të rikuperohet një ndeshje mund të ndryshohet edhe skuadra, shpjegon Mançini, duke folur për "Gazzetta dello Sport".

Nëse i kam dërguar mesazhe Juventusit?

E kam thënë që kur kam qenë i vogël kam qenë një tifoz bardhezi, por nuk më intereson tani.

Zërat që shikojnë Hoze Murinjon pranë Manchester Sitit?

Nuk më krijojnë ndonjë problem aspak këto fjalë…". Kështu pra, Mançini vazhdon të vetë kandidohet për të marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër, duke parë që kjo është vetëm deklarata e fundit nga një seri mesazhes të forta që ka dërguar drejt Torinos nga momenti kur është larguar nga Interi, pasi kishte fituar tre tituj kampion.

Mos vjen nga fakti se, mund të ketë mësuar këto ditë të fundit se në këto javë vendoset edhe emri i pasardhësit të 'trajnerit të vdekur' Del Neri?

Ajo që është e qartë është që trajneri aktual i Manchester Sitit ka të gjitha të dhënat dhe cilësitë, nga kurrikulumi tek eksperienca edhe ndërkombëtare, që është përfituar vitet e fundit në Angli, për të qëndruar në të njëjtën listë me Spaletin, Maxarrin dhe Didier Deshampin. As Dzeko, as Lukas Piazon. Shumë i shtrenjtë sulmuesi boshnjak, me shumë pretendime lojtari brazilian.

Mishel Platini do të jetë krenar për këtë Juventus kaq shumë të kujdeshëm ndaj fair playt financiar, por me këtë ritëm kur do ta kurorëzojë francezi ëndrrën për t'i dorëzuar trofeun e Champions Ligës?

Le të kuptohemi më qartë, nuk është se Juventusi ka shpenzuar më pak pas Calciopolit, ka shpenzuar dhe për më tepër ka shpenzuar gabim. Me këtë skuadër aktuale mund të arrihen shumë pak gjëra në Itali dhe pothuajse asgjë në Europë. Dhe kështu që po fillon të mendohet një ide alternative, siç janë shprehur drejtuesit më të lartë bardhezi do të mbërrijnë 4 lojtarë të mëdhenj, të shoqëruar nga ndonjë lojtar i vlefshëm që duhet të përforcojë grupin.

Tifozët dëshirojnë të kuptojnë se çfarë kuptohet në rrugën "Galileo Ferraris" me lojtarë të mëdhenj. Emrat më të përmendur janë: Andrea Beck, por është shumë larg këtij dimensioni. Po ashtu edhe Mishel Bastos, pavarësisht se ka një vlerë të konsiderueshme, por gjithsesi luan në kampionatin francez, që nuk është absolutisht ndërmjet më kompetitivëve në Europë.
/JUVENEWS.TK/