15 mars 2011

Mancini drejt rikthimit në Itali

Nëse Mançini do të largohet nga Manchester City, kandidati i tij më serioz për ta zëvendësuar, në këtë moment është portugezi Hoze Murinjo, që vetëm pak ditë më parë kishte folur për një rikthim të mundshëm të tij në Angli.

Për momentin, Gasperini nuk është i vendosur. Ka një propozim nga Atalanta, pret Fiorentinën, por mbi të gjitha pret sinjale nga Juventusi për të qenë zëvendësi i mundshëm i Xhixhi Del Nerit.

Mbi Juventusin, ndërkohë, skenarët janë të shumtë dhe të padëshifrueshëm. Synimi është ai për të shpëtuar Del Nerin deri në fund të sezonit. Marrota, që e kishte zgjedhur, është duke kërkuar një emër të fortë në mënyrë që të mos rrezohet edhe ai dhe për këtë ka kërkuar të kryejë një sondazh për disponibilitetin e Spaletit.

Në mes të këtij të fundit është Gasperini dhe alternativa gjithmonë e fortë e Antonio Kontes, shumë i dashur nga tifozët bardhezi. Kapelo, pavarësisht një takimi me Andrea Anjelin, duket në këtë moment se dëshiron të qëndrojë jashtë.

Në mënyrë të papritur, në këto ditë, Maxarri ka filluar të vetë promovohet, duke evituar ndërkohë të zhbalancohet shumë. Tek Napoli është i blinduar me një kontratë afatgjatë. Me Marrotën tek Sampdoria nuk është ndarë shumë mirë, por interesat personale mund të bëjnë të harrohen problemet e vjetra.

Ndërmjet emrave të mëdhenj në merkato është edhe ai i Delio Rosit. Si Gasperini është kontaktuar nga Atalanta, që duket e vendosur të largojë Kolantuolon edhe në rast ngjitjeje në Serinë A. Delio Rosi synohet edhe nga Parma. Ai ndërkohë pret sepse - dhe këtu fati përplaset dhe njëherë me Gaperinin, ekziston një mundësi për të marrë Fiorentinën, ku Delio Rosi mund të mbërrijë sëbashku me Sabatinin, njeriu që e kishte marrë tek Palermo dhe që mund të zëvendësojë Korvinon në Firence.
/JUVENEWS.TK/