05 mars 2011

Luka Toni nuk ka frikë nga Milani

Milani nuk e frikëson Luka Tonin: “Eshtë skuadra më e fortë në këtë moment, por mund ta mposhtim. Kemi treguar se jemi të aftë për gjithçka dhe për të kundërtën: në Leçe jemi mundur, por me Interin kemi fituar. Duhet të japim 110%”.

Sulmuesi i Juves është kthyer të flasë për transferimin e tij në Torino, pasi ka qenë shumë afër kuqezinjve: “Kur është kuptuar se do të largohesha nga Xhenoa, ka patur shumë zëra, por nuk e di sa konkretë kanë qenë. Megjithatë, sapo kam mësuar për interesimin e bardhezinjve, kam bërë gjithçka ishte e mundur për të realizuar ëndrrën time”, ka thënë Toni.
/JUVENEWS.TK/