18 mars 2011

LK: Chelsea përballë Manchester United


Dy rivalët e hidhur të Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United, do të përballen me njëri-tjetrin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, që është përsëritje e finales së vitit 2008.

Në anën tjetër Real Madridi do ketë përballë befasinë e këtij sezoni, Tottenham, që pasi mposhti Interin për kreun e grupit në fazën grupore, dhe pastaj eliminoi Milanin në 1/8-tën e finales.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë sfida më të lehta për dy fituesit e dy viteve të fundit të kësaj gare. Interi do të ketë përballë Schalken derisa Barcelona në çerekfinale do të përballet me Shakhtar Donetsk.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, derisa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill

Shorti po ashtu ka përcaktuar edhe sfidat gjysmëfinale. Fituesi i duelit Inter-Schalke do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Manchester United, derisa fituesi i Barcelona-Shakhtar do të ketë përballë fituesin e sfidës Real Madrid – Tottenham. /
JUVENEWS.TK/

Live:

Nga tetë ekipet e kualifikuara janë tre ekipe angleze, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham, nga dy ekipe spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, dhe nga një ekip gjerman, Schalke, italian, Inter, dhe po një ukrainas, Shakhtar Donetsk.

12:15

Sfida e katërt është: Inter -Schalke

12:15

Sfida e tretë: Barcelona - Shakhtar

12:15

Sfida e dytë çerekfinale: Chelsea-Manchester United

12:14

Sfida e parë çerekfinale: Real Madrid-Tottenham

12:10

Manchester United (Angli)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 16 sezone
Rekordet në LK: 2 tituj (1999, 2008), 3 finale, 6 gjysmëfinale, 12 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 286 ndeshje, 154 fitore, 77 barazime dhe 55 humbje
Trajneri: Alex Ferguson

Real Madrid (Spanjë)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 15 sezone
Rekordet në LK: 3 tituj (1998, 2000, 2002), 3 finale, 5 gjysmëfinale, 9 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 159 ndeshje, 87 fitore, 33 barazime dhe 39 humbje
Trajneri: Jose Mourinho

Barcelona (Spanjë)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 15 sezone
Rekordet në LK: 2 tituj (2006, 2009), 3 finale, 7 gjysmëfinale, 10 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 154 ndeshje, 85 fitore, 41 barazime dhe 28 humbje
Trajneri: Pep Guardiola

Interi (Itali)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 10 sezone
Rekordet në LK: 1 titull (2010), 1 finale (2010), 2 gjysmëfinale, 6 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 95 ndeshje, 46 fitore, 25 barazime dhe 24 humbje
Trajneri: Carlo Ancelotti

Chelsea (Angli)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 9 sezone
Rekordet në LK: 1 finale (2008), 5 gjysmëfinale, 7 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 160 ndeshje, 91 fitore, 47 barazime dhe 33 humbje
Trajneri: Leonardo

Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 6 sezon
Rekordet në LK: 1 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 38 ndeshje, 17 fitore, 3 barazime dhe 18 humbje
Trajneri: Mircea Lucescu

Schalke (Gjermani)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 4 sezone
Rekordet në LK: 2 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 30 ndeshje, 12 fitore, 6 barazime dhe 12 humbje
Trajneri: Ralf Rangnick

Tottenham Hotspur (Angli)

Paraqitje në Ligën e Kampionëve: 1 sezon
Rekordet në LK: 1 çerekfinale
Rekordi i ndeshjeve në LK: 8 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje
Trajneri: Harry Redknapp

12:00

Në shortin provues më herët, kanë dalë këto sfida: Man Utd - Spurs, Chelsea - Shakhtar; Inter - Barca; Real Madrid - Schalke. Por KUJDES kjo ka qenë vetëm provues.

11:59

Edhe Cristiano Ronaldo ka pranuar se Barcelona është rivali më i rrezikshëm në çerekfinale të kësaj gare.

11:58

Didier Drobga deklaroi se ekipi më i frikshëm në Ligën e Kampionëve është Barcelona. Ai po ashtu tha se nuk do të dëshironte që në çerekfinale të përballet me një ekip anglez.

11:57

Ronaldo së fundi deklaroi se ai do të dëshironte të takohet me ish-ekipin e tij Manchester United, ose me Schalke, ku luan ish-legjenda e Realit, Raul.

11:55

Nëse Real Madridi përballet me Barcelonën, dy rivalët do të jenë përballë njëri-tjetrit katër herë brenda 15 ditësh, me dy ndeshje në Ligën e Kampionëve (5/6 prill dhe 12/13 prill), pastaj në La Liga më 17 prill dhe finalen e Kupës së Mbretit më 20 prill

11:54

Shorti është i hapur dhe ekipet nga i njëjti vend mund të luajnë me njëri-tjetrin duke lën mundësitë që kemi edhe sfida si Barcelona – Real Madrid ose Manchester unietd – Chelsea, që do të ishte një përsëritje e finales 2008.

11:53

Finalja e garës më të madhe evropiane do të mbahet në stadiumin Wembley të Londrës më 28 maj.