11 mars 2011

Liverpool dhe Juve kërkojnë Clichy

Klubi anglez, Liverpool dhe ai Italian Juventus janë ‘hedhur’ pas lojtarit të Arsenalit, Gael Clichy.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, TalkSPORT ku ka raportuar se këto dy klube do të garojnë deri në fund të sezonit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit.

Padyshim që Liverpooli është më shumë i favorizuar për të transferuar këtë lojtar pasi The Reds për një kohë të gjatë janë në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa lojtari i Arsenalit nuk do të jetë shumë vështirë të transferohet sepse kontrata e tij me Gunners përfundon në fund të sezonit.
/JUVENEWS.TK/