11 mars 2011

Krasiç: Faji jonë

Mesfushori serb ka marrë përgjegjësitë e krizës sëbashku me të gjithë shokët e tij të skuadrës. "Jemi duke kaluar një situatë shumë të vështirë, kanë qenë fjalët e Milos për "Sky Sport", por me shpirtin e duhur të gjithë sëbashku mund të dalim nga kjo situatë e ndërlikuar, sepse kemi cilësi. Të gjithë ne kemi marrë përgjegjësitë e momentit. Çdo klub mund të kalojë momente të vështira, por me punë dhe stërvitje të vazhdueshme mund të dalim. Jemi ne të vetmit përgjegjës, dhe për këtë duhet të punojmë në anën psikologjike të gjithë për ta lënë pas këtë situatë.

Nëse jam i lidhur?

Nuk ndalem nga një vit, por nuk dua të gjej alibi në këtë moment. Lodhja nuk duhet të justifikojë paraqitjet e mia në këtë kampionat.

Cesena?

Ka fituar ndeshjen e fundit, por mendoj se, Juventusi ka cilësi shumë më të mëdha sesa kundërshtarët e radhës.

Stimulimi në Bolonja?

Do të doja që ai episod të ishte harruar, nuk dua që për mua të krijohet një imazh negativ".
/JUVENEWS.TK/