04 mars 2011

Kielini e Ibra “OK”, në fushë të shtunën

Nuk ka më alarm në shtëpinë e Milanit në lidhje me formën e Zlatan Ibrahimoviç.

Ekografia të cilës i është nënshtruar sulmuesi suedez, ka evidentuar vetëm një kontraktim të thjeshtë në shpinë.

Pra, asgjë për t’u shqetësuar, për më tepër tashmë është rikthyer në stërvitje së bashku me shokët e skuadrës.

Nuk ka asnjë dyshim për prezencën e tij kundër Juves.

E njëjta gjë vlen edhe për Kielinin: kontrolli në gjurin e dëmtuar shkoi mirë, të shtunën në mbrëmje mbrojtësi bardhezi do të jetë në vendin e tij.
/JUVENEWS.TK/