03 mars 2011

Kielini: "Champions Liga? Besojmë ende"

- Kryesuesit kanë mbërritur në momentin vendimtar të sezonit. Për Juventusin, ndeshja me Milanin të shtunën në mbrëmje do të jetë edhe treni i fundit për Champions Ligën dhe Xhiorxhio Kielini e di shumë mirë këtë fakt. "Sigurisht, shprehet mbrojtësi i Juventusit, duke folur për "Sky Sport" është një ndeshje e ndryshme në krahasim me dy ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar, kemi përballë skuadrën që është në vend të parë në klasifikim, favoritja për mua për titullin kampion, sëbashku me Interin, që është akoma një shkallë më poshtë akoma.

Stimujt nuk mund të mungojnë në një ndeshje të këtij niveli, nuk do të kishin munguar as në ndeshje të tjera, por kjo është sigurisht një ndeshje speciale në shumë drejtime". Një ndeshje që vjen në një moment delikat për Juventusin: "Po, është një moment shumë delikat, sepse mendonim se kishim arritur të kalonim periudhën e vështirë që kemi kaluar në janar. Ishim me të vërtetë të bindur, se mund të ktheheshim dhe të realizonim një seri rezultatesh pozitive për të rikuperuar rrugën e humbur. Por ndërkohë, për fatin tonë të keq, jemi rrëzuar përsëri, duke kryer gabime dhe vetëm bashkë mund të dalim nga kjo fazë. Këto vështirësi duhet të stimulojnë akoma më shumë shpirtin e sakrificës dhe të grupit që na shërben".

Në ndeshje të tilla kaq të rëndësishme, eksperienca e senatorëve është fondamentale për të arritur tek suksesi i kërkuar: "Sigurisht, është e rëndësishme për të dhënë qetësi dhe siguri, sepse këto periudha të vështira ndodhin në futboll dhe në mënyrë ciklike vijnë gjithmonë. Kjo mbase, është akoma më shumë, sepse ndodh pas një sezoni ku shpresonim të mund të ringriheshim pas sezonit të shkuar, që ishte një dështim total. Kështu që, në një klimë të tillë, mbase disi zhgënjim ishte akumuluar.

Jam i bindur që si unë ashtu edhe shokët e mi të shtunën do të arrijmë të nxjerrim diçka më shumë nga standardi jonë". Por, në ambjentin bardhezi diçka ndryshe nga sezoni i shkuar dallohet, edhe se numrat tregojnë plotësisht të kundërtën, lojtarët dhe drejtuesit besojnë se diçka e ndryshme është në krahasim me një sezon më parë: Besoj se, duke e parë nga dhomat e zhveshjes, nga fusha e lojës, nga grupi, duke përfshirë gjithçka dal në këtë përfundim. Bindja lind pikë së pari nga këtu. Më pas, mbase, në nivel numrash, mendoj që jemi në rrugën e gabuar. Por ndërkohë kjo bindje mbetet brenda meje".

Në fazën e parë skuadra bardhezi e drejtuar nga Luixhi Del Neri ka arritur ta mundë Milanin, dhe tani Juventusi shpreson të përsërisë ndeshjen e parë, ku kanë zhvilluar një ndeshje të madhe. "Do të ndryshojnë, ndërkohë disa lojtarë që janë në fushë, sepse kuptohet që në mesfushë dhe në sulm ka diferenca. Por ndërkohë, në linja të përgjithshme, ndeshja gjithsesi do të jetë po ajo. Skuadra jonë është një skuadër që mund të fitojë kundër të gjithëve por, për fat të keq, mund të humbasë kundër çdo kundërshtari.

E kemi treguar gjatë vitit, si në mënyrë pozitive ashtu edhe në drejtim negativ. Sipas meje, me dëshirën për të bërë më të mirën, me përqendrim maksimal, mund të fitojmë këtë ndeshje". Kielini është provokuar më pas nga gazetarët, duke u pyetur nëse ka dijeni se Masimo Morati do të bëjë tifo për Juventusin këtë javë: "Është normale, ata janë duke ndjekur kryesuesit dhe kështu që shpresojnë në një hap fals të Milanit, dhe i interesojnë rezultatet e kundërshtarëve. Ne, do të kërkojmë t'i bëjmë 'një nder' Interit, nëse kjo mund të thotë të fitosh ndeshjen.

Gjithsesi, për ne është e rëndësishme të marrim pikët dhe të fitojmë përsëri besimin e humbur pas këtyre ndeshjeve të fundit". Kur do të jetë momenti për të parë klasifikimin e përgjithshëm? "Mendoj se duhet të ndodhë në pesë ndeshjet e fundit. Akoma nuk ka sens për ne, mbi të gjitha pas dy humbjeve të fundit". Kielini më pas ka siguruar që tek Champions Liga beson akoma: "Po, është e kotë të flasim për objektiva tani, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Ne nuk duhet të vendosim objektiva, as lart dhe as poshtë".
/JUVENEWS.TK/