11 mars 2011

Kapelo këshillon 4 anglezë për Juven

Juventusi të martën ka përgënjeshtruar me forcë zërat për një takim kokë më kokë mes Andrea Anjelit dhe Fabio Kapelos.

Përveç respektit reciprok, burime të mirë informuara flasin për një rikthim të Kapelos si drejtor teknik.

Por, gjithashtu flitet edhe se kanë diskutuar edhe për disa kampionë që kanë përfunduar në listën e blerjeve të stiluar nga drejtuesit bardhezi, të cilët luajnë në Premier League, ku Kapelo është i detyruar të jetë i mirinformuar çdo fundjavë, pasi krijon ide më të qarta se kë do të grumbullojë në kombëtaren angleze.
/JUVENEWS.TK/