03 mars 2011

“Juventusit i mungon një si Moggi”

Thuhet se Juventusi duhet të qëndrojë i qetë dhe me vetëdijen se shume shpejt do të jetë në piedestalin ku ishte para 5 vitesh. Kemi sektorin e të rinjëve më të mirë të Italisë, me kampionë të vegjël që huazohen vit pas vit në Serie A dhe Serie B.

Stadiumi i ri në pronësinë e Juves do të dyfishojë arkëtimet duke sjellë minimalisht 50 milion euro më shumë cdo vit në arkat juventine. Kjo do të thotë se pas 2-3 vitesh, Juventusi do të jetë i vetmi ekip italian që do të mund t’i lejojë vetes blerje të mëdha. Stadiumi do të jetë gati këtë vit dhe do të inaugurohet në verë.

Ital-Juve, e ashtëquajtura Juventus Italian, skuadër e ndërtuar rreth lojtarëve italianë, shumica e të cilëve kampionë bote ishte një iniciativë shumë premtuese në fillim të sezonit, por tani bazat e saj po lëkunden seriozisht. Toni është në moshë shumë të madhe, ashtu si Iaquinta dhe Amauri dhe dëmtimet po i shoqërojnë në mënyrë të pandërprerë. Italiani më premtues, Quagliarella, u dëmtua rëndë dhe Matri duket si një lojtar shumë premtues, por që do të kishte bërë punë më shumë sikur të ishte blerë që në Gusht, mundësisht me cmim më të ulët.

Lojtarët e huazuar po bindin më shumë se ata të cilët janë blerë përfundimisht. Aquilani, Quagliarella, Matri, Pepe kanë bindur dhe kanë fituar zemrat e tifozëve por për t'i blerë të 4-ërt përfundimisht duhet të vendosen në tavolinë afërsisht 57 milion euro. Një shumë relativisht e vështirë duke konsideruar se kemi një bilanc -39.5 milion euro dhe një shoqëri që duket e lodhur me investime të mëdha vit pas viti, pa rezultate. Sikur të mos mjaftonte,Martinez dhe Bonucci,
që janë blerë përfundimish,janë marr 27 milion euro dhe po zhgënjejnë së fundmi. Kjo tregon që lojtarët e blerë përfundimisht, janw marr tepër shtrenjtë dhe në mënyrë të pamenduar. /fcjuventus-news.tk/