13 mars 2011

“Juventusi demoralizon Buffon”

Një Buffon shumë i zhgënjyer u pa nga ndeshja kundër Cesena. Pas shumë pritjeve të jashtëzkonshme, të cilat u mbyllën gojën atyre që mendonin se Buffon nuk është më ai i mëparshëm, Gigi mposhtet në minutën e 80 dhe nuk përmbahet.

Gardiani juventin nuk duroi më dhe filloi të drejtonte gjeste dhe fjalë të ashpëra ndaj pankinës. Një Buffon me kokë të ulur kështu nuk ishte parë ndonjëherë. Ankesat e tij vazhduan edhe pas ndeshjes duke dëshmuar se nuk është i kënaqur me mënyrën si po drejtohet skuadra dhe se si reagon mbrojtja.

Edhe pse në 10 kundër 11, një skuadër e madhe si Juventusi nuk mund të dominohej kështu nga një skuadër e cila lufton për të mos rënë nga kategoria si Cesena. /fcjuventus-news/