04 mars 2011

Juventus vihet pas Bastosit

Romë, 4 mars - Juventus është duke insistuar që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojë mesfushorin e Olympique Lyonit, Michel Bastos, shkruan "Tuttosport" të enjten.

Bastos luan si mesfushor i majtë, ndërsa herë pas herë aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë. Krerët e Juventusit e kanë si synim kryesor reprezentuesin e Brazilit dhe shpresojnë që me të të mbulojnë mungesën që kanë në anën e majtë të mesfushës. Për Bastosin interesim po tregon edhe Real Madridi.
/JUVENEWS.TK/