07 mars 2011

Juventus, Vialli për stolin bardhezi

Mund të jetë Cesena ndeshja e fundit e Del Neri në stolin e Juventusit.

Pas humbjes në shtëpi me Milanin, trajneri i bardhezinjve u konfirmua sërish, por nëse Juventus bën një tjetër hap fals këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Cesenës, atëherë Del Neri do të shkarkohet nga detyra.

Tre janë emrat e zëvendësuesve të mundshëm: Vialli, Gentile dhe Nedved.
Tre ish-futbollistë të mëdhenj bardhezinj të cilët do të kenë detyrën të mbyllin këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përsa i përket sezonit tjetër, emrat që preferohen më shumë nga dirigjenca juventine për drejtimin e ekipit torinez janë Fabio Capello, Luciano Spalletti ose Marcello Lippi./Juventus-Fans/