06 mars 2011

Juventus: Shpëtohet vetëm Melo,Chiellini dhe Traore

Shpëtojnë vetëm tre lojtarë nga përmbytja bardhezi. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, që vlerësoi si më të mirin në fushë Felipe Melo(nota 6.5) :” Ka një hap të mirë me anë të të cilit organizon disa manovra, të paktën në pjesën e parë ku Juventus duket në gjendje të përballojë kundërshtarët. Por në qendër asnjë nuk ofrohet si mbështetje”.

Mjaftueshëm edhe Chiellini me Traore. Mbrojtësi i kombëtares nuk mbetet vetëm në mbrojtje:” E tij është gjuajtja e vetme në portë e bardhezinjëve, 10 minuta nga fundi i takimit, me anë të një depërtimi të befasishëm. Del Neri nga ai moment e vendos në sulm për të shfrytëzuar grintën e tij”.

Edhe anësori francez nuk ka luajtur keq: Një rikthim dinjitoz, të paktën në aspektin mbrojtës. Është ai që bezdis Ibran në një rast flagrant goli. Në fazën sulmuese duket shumë i turpshëm”.

Më i dobëti në fushë për bardhezinjtë është Jorge Martinez, i cili vlerësohet me 4.5:” Thjesht i paaftë. Më i dobëti në fushë. Bën disa depërtime në boshllëk. Një gjuajtje ne qiell nga një distancë e vogël. Përfunimisht, jo një lojtar i denjë për Juventusin”.

Të tjerët kanë qenë mediokër:Buffon 5, Sorensen 5.5, Barzagli 5.5, Krasic 5.5, Marchisio 5.5, Toni 5, Matri 5, Iaquinta 5. Pa notë Del Piero, i cili u aktivizua vetëm për 13 minuta.
Mbetet në klasë sigurisht edhe tekniku Del Neri, i cili “ mundohet të zëvëndësojë disa lojtarë, por mbetet skllav i projektit të tij. Ai ka qenë gjithmonë partizan i një loje të bazuar tek krahët e mesfushës, por që me lojtarë si Martinez nuk mund të funksionojë. Del Piero për 13 minuta dukej më shumë si një tentativë për të ngushëlluar tifozët sesa një lëvizje taktike. Në vend të Matrit pale.