17 mars 2011

Juventus monitoron Gomez

Sulmuesi i skuadrës bavareze Bayern, Mario Gomez është duke u monitoruar nga afër nga skuadra Italiane Juventus të cilët kanë vënë gjermanin në listën e lojtarëve të dëshiruar për afatin kalimtar të verës.

Juventus është duke e konsideruar që në ofertë të përfshihet i huazuari të Parma Amauri ose Vincenzo Iaquinta plus para kesh.

Gomez ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2013 dhe ai është vlerësuar rreth 18 milion euro.

‘Super Mario’ deri tani ka shënuar 18 gola në Bundesliga nga 24 ndeshje dhe 8 gola nga 8 ndeshje në ligën e kampionëve.
/JUVENEWS.TK/