07 mars 2011

Juventus konfirmon Del Nerin

Juventus është zotuar të vazhdojë me trajnerin Luigi Del Neri, pavarësisht humbjes në shtëpi nga Milani, që i la ata 20 pikë prapa liderit në Serie A.

Disfata 1-0 nga Rossonerët ishte e treta me radhë për Bianconerët, mirëpo drejtori i përgjithshëm, Giuseppe Marotta ka theksuar se Del Neri do të mbetet në drejtim të ekipit. “Përgjegjësia duhet të ndahet mes të gjithëve. Nuk mund të fajësohet vetëm Del Neri, andaj do të vazhdojnë me të.

Me rëndësi është të kthejmë qetësinë dhe shpresojmë në rikuperimin e disa futbollistëve”, tha Marotta.
/JUVENEWS.TK/