10 mars 2011

Juventus kërkon Enzo Zidane

Në kohën që shumë tifozë të Real Madridit po krahasojnë magjinë e Mesut Ozil me atë të Zinedine Zidane, trashëgimtari i vërtetë i ish-futbollistit francez, djali i tij Enzo, po kërkohet nga Juventus.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, 16-vjeçari që luan në ekipin e të rinjve të Real Madridit i pëlqen shumë drejtuesve bardhezinj të cilët kërkojnë ta blejnë vitin tjetër. Enzo Zidane do të luante në ekipin e të rinjve në Torino nëse operacioni kryhet.

“Zidani i Vogël”, siç quhet në Spanjë, luan në një pozicion të ngjashëm me atë të babait të tij, prapa sulmuesit kryesor.
/JUVENEWS.TK/