08 mars 2011

Juventus ëndërron Mascheranon

Për sezonin e ardhshëm Juventus ëndërron që t’i shtojë ekipit argjentinasin Javier Mascherano.

Mesfushori luan shumë pak tek Barcelona dhe ka bërë të ditur se ka mundësi që në fund të sezonit të largohet nga katalanasit.

Drejtuesit bardhezinj do të udhëtojnë ditët e ardhshme në Spanjë për të parë mundësitë që kanë për blerjen e kapitenit të kombëtares argjentinase. Gjithashtu mbetet interesimi për mesfushorin e Milanit Andrea Pirlo, i cili bashkë me argjentinasin do të formonin një çift me shumë eksperiencë në mesfushë.

Por, për të blerë duhet fillimisht të shesësh. Për këtë duhen pritur largimet nga klubi bardhezi të Sissokos dhe Felipe Melos.
/JUVENEWS.TK/