09 mars 2011

Juve:”Në Francë, një minierë me talente”

Do të jetë një Juventus franceze si në kohët e Deschamps dhe Zidane?

Është një pyetje që bën La Gazzetta dello Sport. Në Francë luajnë shume objektiva të merkatos bardhezi.

Të gjithë janë të rinj me prespektivë të madhe. Eden Hazard (20), mesfushor belg i Lille i cili po kërkohet të blindohet nga ekipi transalpin.

Gervinho (23), përsëri lojtar i Lille dhe Mousa Sissoko (21) mesfushor që zhvillon një lojë cilësore dhe sasiore në mesfushë dhe që kërkohet edhe nga Milan. Për të sigurisht që Toulouse do të kërkojë një shumë mbi 10 milion euro.

Nuk duhet harruar edhe Aly Cissokho(23), mbrojtës i majtë i Lion. Këta emra do të mbajnë gjallë merkaton e Juventusit këtë verë. /fcjuventus-news/