15 mars 2011

Juve:”Ideja e fundit është Falcao”

Vazhdon kërkimi i fytyrave të reja për Juventusin 2011/2012 dhe sipas Calciomercato.com, bardhezinjtë po mendojnë për një sulmues të ri për t’i dhuruar popullit të Juventusit.

Pista e fundit çon tek kolumbiani i Portos, Radamel Falcao, qendërsulmues 25 vjecar, i shpejtë dhe me teknikë që është autor i 19 golave në La Liga Sagres dhe Europa League.

Jo vetëm Juventus në gjurmët e “El Tigre”, sepse së fundmi po interesohen edhe Arsenal, Totthenham, Inter dhe Roma, të cilat janë të gatshme të luftojnë për një shifër afër 16 milion euro. /fcjuventus-news/