11 mars 2011

Juve:”Agnelli dhe Elkann bëjnë vizitë në Vinovo”

Shoqëria bardhezi kërkon të tregojë praninë e saj. Juventus ka mirëpritur në Vinovo dy vizita të vecanta. Ishin pikërisht Presidenti Andrea Agnelli dhe kushuriri i tij John Elkann, të cilët kanë takuar skuadrën në “Juventus Center” pasi vinin nga stadiumi i ri ku po ndiqnin punimet.

Të dy kanë drekuar me skuadrën pas stërvitjes, për të treguar besimin e tyre nda futbollistëve, në prag të sfidës kundër Cesena. Vizita të tilla kanë qenë të shpeshta këtë vit por tregojnë shqetësimin dhe interesimin e drejtuesve ndaj Juventusit dhe problemeve të saj. /fcjuventus-news/