14 mars 2011

Juve vishet kuqezi, pas Pirlo kërkohet edhe Borriello

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi i Marotta dhe Del Neri është gati të hyjë fuqishëm në merkato vitin tjetër. Mes blerjeve të mundshme janë edhe lojtarë në pronësi të Milanit.

Nëse deri tani dihej interesimi i bardhezinjëve për Pirlo që është në skadencë kontrate, tashmë shtohet edhe emri i Marco Borriello.

Napoletani është në huazim tek Roma, por nuk është i kënaqur me ajrin e kryeqytetit. Së fundmi, kundër sulmuesit kanë rënë kritika të rënda të ndjekura nga përjashtime të shumta nga Montella, i cili e ka mbajtur jashtë derbit kundër Lazio-s.

Kështu lojtari është i interesuar të rikthehet tek Milan në fund të sezonit këtë vit, me Romën që me shumë mundësi nuk do ta blejë. Juventusi, i cili ishte interesuar edhe këtë verë, do të ishte e gatshme të investonte mbi të duke qenë se Quagliarella, Toni e Matri nuk po japin frytet e pritshme. /fcjuventus-news/