17 mars 2011

Juve vëzhgon Bosingwan dhe Zhirkov

Juventusi shpreson të përforcojë radhët e veta duke transferuar lojtarë të Chelseat.

Daily Mail shkruan se Juventusi ka shtuar interesimin për mbrojtësit e Chelseat, Jose Bosingwa dhe Yuri Zhirkov.

Italianët u përpoqën të nënshkruajnë me 28-vjeçarin Bosingwa edhe dy vite më parë dhe kishin dërguar vëzhgues në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kopenhagës.

Milani dhe Bayern Munich po ashtu janë duke menduar të bëjnë ofertë për të.

Në anën tjetër, mbrojtësi i majtë Zhirkov, 27-vjeçar, është pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe është një mundësi atraktive për Juven për ta sjellë me një çmim të ulur.
/JUVENEWS.TK/