07 mars 2011

“Juve, shumë lamtumira për të rindërtuar skuadrën”

Parashikohet një revolucion në merkaton bardhezi, pas disa sezoneve zhgënjyese. Sipas të përditshmes “Tuttosport”, revolucioni do të nisë nga largimi i shumë lojtarëve në mënyrë që të krijohet fondi i mjaftueshëm për t’u investuar në merkato për shtimin e asaj cilësie për të cilën kanë folur Marotta dhe Del neri ditët e fundit.

“Të padëshiruarit” dhe të sakrifikuarit e mundshëm janë Grosso, Grygera, Salihamidzic, Sissoko, Martinez, Iaquinta dhe mund të mos blihen përfundimisht Motta, Rinaudo dhe Traore’. Disa lojtarë si aquilani, Melo, Toni dhe Storari janë në një fazë vlerësimi nga drejtuesit bardhezi e cila ëshët e pavendosur nëse do t’i konfirmoj apo jo për sezonin e ardhshëm. /fcjuventus-news/