12 mars 2011

Juve: ”Shuhet ëndrra Luis Fabiano, por rriten siguritë për Piazon”

“O Fabuloso” ishte ëndrra më e prekshme e Juves gjatë merkatos së verës dhe flitej shpesh për një arritje të akordit mes dy shoqërive. Edhe Fabiano e konsideronte Juven si prioritet, por në fund cdo gjë mbeti në tentativë.

Tashmë kalimi i tij tek Juventus shuhet plotësisht si pasojë e firmosjes së një kontrate 4 vjecare me Sao Paolo. Sevilla-s i shkojnë 7.6 milion euro dhe braziliani këtë verë do të kthehet të mbyllë karrierën e tij në Brazil.

Kjo blerje mund të konsiderohet edhe si një hapje e kalimit të Piazon tek Juventus. Sao Paolo tashmë siguroi shërbimet e një sulmuesi kalibri dhe për kalimin e Piazon tek Juve do të përfitojë 7 milion, pra një shumë të përafërt me atë që ka kërkuar për Piazon. /fcjuventus-news/