09 mars 2011

Juve:” Real rikthehet në sulm për Chiellini”

Leader apo lojtar i mirë? Giorgio Chiellini është një nga lojtarët më të përfaqësuar të Juventusit post-Calciopoli. Giorgione ka qenë gjithmonë i ndjekur nga ekipe të mëdha por tashmë duket se Reali po e kërkon me ngulm.

Sipas 4-4-2.com, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 30 milion euro për Chiellini. Kjo është sigurisht një ofertë tepër tunduese sepse do t’i lejonte Juventusit që të mbushë arkat në pritje të merkatos verore. Por a jemi të sigurtë se ja vlen ta sakrifikojmë? /fcjuventus-news/