15 mars 2011

Juve, ofertë për Pirlon

Mesfushori i Milanit Andrea Pirlo vazhdon të jetë në shënjestrën e Juventusit.

Ekipi bardhezi është i gatshëm të ofrojë 3-4 milionë euro për organizatorin italian të cilit i përfundon kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni.

Milan nuk është ulur ende në tryezën e bisedimeve për zgjatjen e kontratës së Pirlos dhe këtë gjë do e bëjë vetëm në prill. Gjithsesi, kontrata që do i ofrohet nga kuqezinjtë mesfushorit 31-vjeçar do të jetë 2-vjeçare dhe me një përgjysmim të rrogës (nga 6 milionë euro në 3).

Propozimi i Juventusit është interesant dhe Pirlo po e mendon seriozisht edhe për faktin se nëse do të transferohet në Torino do të jetë një nga të paktët futbollistë që ka luajtur me tre ekipet më të mëdha italiane (Inter, Milan dhe Juventus).
/JUVENEWS.TK/