05 mars 2011

Juve-Milan: Agnielli, Eklan dhe Moggi në tribunat VIP

Sonte do të kemi një tribunë VIP ndryshe nga të tjerat në “Olimpico” të Torinos, në prag të përballjes Juve-Milan.

Sic raporton Tuttosport, pritet që në këtë sfidë do të jenë të pranishëm edhe trajneri i Italisë Cesare Prandelli, presidenti i Exor John Elkann, vajza e Berlusconi-t, Barbara, dhe mbi të gjitha, për herë të parë që nga dorëheqja e tij në 2006, në stadium do të shikojmë edhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Juventusit, Luciano Moggi.

Qarkullojnë zëra të shumtë në lidhje me të, të cilat nga pohojnë se raporti i Moggi me Juventusin nuk është mbyllur përfundimisht. Pakënaqësitë në kampin torinez bëjnë të kuptohet se Moggi mund të rikthehet në vendin që ka patur para 2006-ës.