05 mars 2011

Juve, Krasic: "Milani është favorit, por ne do të japim maksimumin"

Milosh Krasic, për "Tuttosport" u përpoq për të përshkruar krizën, që e ka kapluar ekipin e tij për të cilen tha se do ta kalojnë së shpejti, ai gjithashtu foli për sfidën e sotme kundër Milanit: "Kjo është një pyetje me mend, unë jam i sigurt që do ta kalojmë këtë krizë, sidomos në qoftë se ne mbetemi të bashkuar dhe të përpiqemi të gjithë së bashku.

Ky ekip nuk është i braktisur ashtu si mund të mendoni duke u bazuar në rezultatet e fundit. Ajo që ne duhet të bëjmë tani është se nuk duhet bërë panik në qoftë se një lojë shkon keq, por të mbetemi të qetë dhe të fokusuar. Ne jemi të fortë, ne besojmë, kur kemi bërë 18 rezultate pozitive radhazi nuk ishte rastësisht, por sepse ne mund të përdorim më mirë cilësitë tona".

Sa për ndeshjen me Milanin: "A është Milani i frikshëm? Ata janë vetëm favorit, sepse nuk ka dyshim se po kalojnë kohë më të mirë se ne dhe poashtu ata kanë një ekip më plotë kampionë, por Juventusi do të japë maksimumin për të fituar dhe ka prova se në këso ndeshje jemi më të mirë se të tjerët"
/JUVENEWS.TK/