16 mars 2011

Juve gati 30 milion euro për partnerin e Matri


Dyshja Matri-Del Piero do të drejtojë sulmin bardhezi deri në fund të këtij sezoni, por për sezonin e ardhshëm juventinët kanë në plan blerjen e një sulmuesi të dytë.

Sipas Tuttosport, 30 milon eurot që Marotta dhe Agnelli kishin në plan për blerjen e Edin Dzeko-s, tashmë do të shkojnë për blerjen e njërit mes Sanchez, Rossi ose Vucinic.

I pari vlerësohet 40 milion euro por sipas të përditshmes piemonteze, Juventusi është favorit duke patur parasysh marrdhëniet e mira me presidentin Pozzo.

Villareal e refuzoi ofertën prej 30 milion euro të bërë nga Tottenham për Rossi dhe kështu që mund të kërkojë më shumë. Vucinic duket si zgjidhja më pak e ndërlikuar tani për tani. /fcjuventus-news/