15 mars 2011

Juve: ”Diskutohet huazimi i Diarra me Real Madrid”

Goditja e ardhshme e merkatos për Juventusin mund të vijë nga Spanja. Burime të besueshme flasin për një marrveshje mes Juventusit dhe Realit të Madridit për Mahamadou Diarra (29), mesfushor i fuqishëm malian.

Lojtari aktualisht është në huazim tek Monaco dhe konsiderohet nga Marotta dhe Paratici si zëvëndësuesi ideal i Momo Sissoko (26), i cili do të largohet këtë verë. Në verë marrveshja mund të arrihet me një formë huazimi me të drejtë blerjeje 16 milion euro. /fcjuventus-news/