20 mars 2011

Juve:” Del Neri shumë i kënaqur”


Dukej një Del Neri i qetë dhe madje madje në humor ai që u shfaq pas ndeshjes ndaj Brescia-s. Një Del Neri që praktikisht nuk pranon vërejtje:

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Nuk e kemi lejuar të luajë kundërshtarin. Kemi krijuar 5-6 raste goli të pastra kurse Brescia ka luajtur me presing të lartë dhe për një farë kohe ka zotëruar lojën, por mbrojtja ishte shumë e kujdesshme”

Kur i vihet në dukje gabimi i mbrojtjes dhe dalja e gabuar e Buffon tek goli i Eder, Del Neri replikon:

“Skuadra mbrojti shumë mirë. Duhet të kuptoni se edhe kundërshtarët duhet të luanin se ndryshe nuk do të vinin në Torino(qesh). Jemi një skuadër e rinovuar totalisht. Luajmë me të rinj 21 vjecar,23 vjecar, me të rinjë si Sorensen dhe të rinj 36 vjecarë(qesh).

Kur pikërisht pyetet për Del Piero-n përgjigjet:
“Del Piero është një lojtar i madh që ka një moshë të caktuar dhe duhet trajtuar me kujdes. Unë kam për detyrë ta hedh në fushë kur është në formë të mirë, sic është tani. Me kontratën e tij merren drejtuesit”

Kur pyetet rreth mundësisë së drejtuesve për ta drejtuar më mirë skuadrën përgjigjet:
“Sigurisht që mund të mbaheshin disa lojtarë dhe mund të largoheshin disa të tjerë, por dua t’ju kujtoj se problemi im nuk ka qenë ky. Problemi im kanë qenë dëmtimet e shumta. Ju kujtoj se deri në Janar ne kishim një varg prej 18 rezultatesh pozitive rresht. Në janar u dëmtuan Quagliarella, Melo, Iaquinta. Është dëmtuar De Ceglie, Sissoko dhe të gjithë kanë qenë dëmtime disamujore. Në pamundësi për t’i zëvëndësuar, jam detyruar që t’i hedh në fushë pa u rekuperuar mirë dhe kanë patur probleme të mëtejshme në formë. Shumë lojtarë janë detyruar që të mos luajnë në rolet e tyre për këtë fakt. E rëndësishme është që të ndjekim këtë rrugë”

Ishte një Del Neri pozitiv dhe i qetë ai që u pa pas ndeshjes, i cili nuk humbi rastin të shkëmbente ndonjë batutë, ku ndër të tjera tha se tani priste ndryshim opinioni nga tifozët ndaj tij. /fcjuventus-news/