17 mars 2011

Juve: “ 4 sulmues i kanë valixhet gati”

Revolucion: Është kjo fjala që qarkullon me vendosmëri ditët e fundit në shtëpinë e Juventusit. Kjo gjendje nuk pritej duke parë fazën e parë të zhvilluar nga Juventusi i Del Nerit, e cila nuk linte të kuptohej një situatë e tillë krize nga Janari deri më tani.

Revolucioni do të përfshijë trajnerin dhe shumë lojtarë të cilët janë blerë për të sjellë ndryshim dhe që tashmë po zhgënjejnë. Largimi i këtyre lojtarëve do të ndihmojë edhe për blerjen e lojtarëve të tjerë.

Reparti ku do të bëhen ndryshimet më të mëdha është sulmi. Janë 4 lojtarë të cilët po bëhen gati për të lënë Torinon. Bëhet fjalë për Amauri, Iaquinta dhe sulmuesit me karakteristika sulmuese si Giovinco dhe Martinez.

Sulmuesi italo-brazilian, aktualisht në fuqi tek Parma, pëlqehet shumë nga Napoli, Roma dhe Plermo, pa harruar disa ekipe të Premier League.

Giovinco është në huazim tek Parma dhe mund të qëndrojë atje, nëse Parma paguan 12 milion euro.
Për sa i përket Iaquinta dhe Martinez, i pari mund të rikthehet tek Udinese, nga ku u ble në 2007-ën. Kurse Martinez, blerja më katastrofale e sezonit 2010-2011 mund të përfundojë tek Fiorentina, por sigurisht që jo për shifra afër 12 milion euro. /fcjuventus-news/