14 mars 2011

Ja 10 emrat cilësorë

Nisur nga fjalët e Marotta-s të shtunën mbrëma, tashmë tregohet se cilët janë lojtarët cilësorë.

Mbrojtje: Duhen dy emra të domosdoshëm. Djathtas Beck mund të jetë lojtari i duhur, por vështirë se mund të konsiderohet si një lojtar me kualitet të lartë, duke patur parasysh moshën e re. Një tjetër lojtar me cilësi majtas do të ishte Aly Cissokho i Lyon, lojtar i ri 22 vjecar.

Me Beck djathtas, Sorensen si alternativë, në qendër Chiellini, Bonucci dhe Barzagli dhe majtas Cissokho dhe De Ceglie, reparti mbrojtes do të ishte i kompletuar. Emra alternativë për krahët do të ishin edhe Cassani dhe Clichy.

Mefushë: Duhet një mesfushor mbështetje. Emri që vjen në mendje është Xavier Mascherano, lojtar me eksperiencë të mjaftueshme. Ai, Marchisio, Aquilani, dhe Ekdal ose Cigarini mund të paraqisnin një qendërmesfushë të besueshme. Në rast pamundësie të blerjes së Mascherano, Khedira do të ishte një alternativë e mundshme, edhe pse nuk mendohet si një kualitet i padiskutuar për situatën aktuale. Mes lojtarëve që duhen shitur hyjnë Felipe Melo dhe Sissoko. Në krahë duhet besuar tek Krasic me alternativë të riun Pasquato. Majtas Bastos mund të jetë njeriu i duhur, me Pepe si alternativë. Martinez hyn tek të padëshiruarit.

Sulm: Duhet një sulmues i shpejtë dhe driblues. Emri i Sanchez do të ishte më se i besuar, pa lënë mënjanë Rossi dhe Vucinic. Njëri nga këta do të bënte një sulm shumë të mirë së bashku me Matri, Quagliarella, Del Piero dhe Toni. Në mendje na mbetet gjithmonë Benzema, por nuk duam të iluzionohemi sic ndodhi me Dzeko.

Pra, 5 lojtarë me kualitet. Një mbrojtës i majtë, një mbrojtës i djathtë, një qendërmesfushorë, një mesfushorë i majtë dhe një sulmues. Largimet duhet të jenë të kujdesshme sepse Martinez, Bonucci, Toni mund të paraqiten më mirë vitin tjetër. /fcjuventus-news/