04 mars 2011

Ibra stërvitet me grupin, asnjë problem

Alarmi i shfaqur në shtëpinë e Milanit, sa i përket gjendjes së Zllatan Ibrahimoviçit, duket se është minimizuar ndjeshëm. Ekografia, së cilës i është nënshtruar sulmuesi suedez, ka evidentuar një bllokim në shpatull.

Por asgjë nuk është shqetësuese, pasi Ibra është rikthyer në fushën stërvitore, ku ka zhvilluar stërvitje normale me shokët e ekipit. Mendohet që ndaj Juventusit, Milani do të luajë në sulm me dyshen Ibra-Pato, ndërsa Robinjo mund të zëvendësohet nga Boateng, në rolin e trekuartistit.
/JUVENEWS.TK/