04 mars 2011

Ibra këshillon: "Të mos përsërisim gabimet e ndeshjes së parë"

Milano (Itali)- Ndeshja e madhe e javës së njëzet e nëntë e Serisë A do të jetë ndeshja e Olimpikos ndërmjet Juventusit dhe Milanit, e cila do të luhet të shtunën në mbrëmje në orën 20.45. Vëmendja është e fokusuar e gjitha tek ishi i kësaj ndeshjeje, suedezi Zlatan Ibrahimoviç, që është larguar nga Torino në verën e vitit 2006 pas çështjes Calcipoli: "Dëshiroj ta sqaroj njëherë e mirë largimin tim nga Juventusi, ka shpjeguar ai në një intervistë të dhënë për "Gazetta dello Sport" përpara Botërorit Alesio Seko më ka thënë 'Ibrahimoviç, nëse ke ndonjë ofertë merre'.

Dhe unë jam ndjerë një njeri i lirë. Më pas, ka mbërritur Dëshamp dhe ka kërkuar që unë të qëndroja, por ai kishte mbërritur për të stërvitur Juventusin, jo për mua. Ka qenë e çuditshme të diskutoja të tilla gjëra me Alesio Sekon, që deri disa ditë më parë më thoshte se në çfarë ore duhet të stërvitesha. Deri në atë moment, unë kisha folur vetëm me Luçiano Moxhin. Dhe më pas, nuk dëshiroja të luaja në Serinë B. Unë kisha uri për të luajtur ndeshje të mëdha, të rëndësishme në kompeticione prestigjioze".

Milani tani është gati të luajë një ndeshje që mund të përfaqësojë një moment vendimtar të sezonit për Milanin, që në ndeshjen e parë në shtëpi, kanë humbur dhe nuk kanë luajtur në nivelin e zakonshëm: "Është një ndeshje shumë e ndjerë, ne do të luajmë për vendin e parë, ata nuk janë në vendet e para, por dëshirojnë t'i afrohen zonës Champions Ligë. Juventusi dhe Milani janë klube të mëdha me një histori të madhe, kjo ndeshje sinjifikon më shumë se tre pikë në lojë. E rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e ndeshjes së parë, kur në pjesën e parë kemi qëndruar të gjithë në mbrojtje".

Flitet shpesh herë për mërzitjen e Ibrahimoviç me shokët e skuadrës dhe në veçanti me Aleksandër Paton: "Unë mërzitëm me të gjithë, komenton suedezi, por mbi të gjitha me ata që mendoj që mund të japin akoma edhe më shumë, dëshiroj t'i stimuloj, ashtu siç është e nevojshme të veprohet edhe me mua. Mendoni që unë nuk kam asnjë njeri që të më kritikojë? Tek Juventusi, tek Interi dhe tek Milani, tek Barcelona më pak, kam gjetur gjithmonë njerëz që më thonin se nuk isha duke zhvilluar një punë të mirë. Sepse këtu nuk jemi në azil. Në fushën e lojës kërkohen rezultate të mëdha". Në fund të intervistës së tij, sulmuesi i fortë suedez ka folur edhe për të ardhmen e tij: "Nuk do të më kishte pëlqyer të isha një flamur.

Është më mirë të ndryshosh sesa të qëndrosh në një skuadër për shumë kohë. Sepse, duke ndryshuar mësohet më shumë dhe një lojtar i madh duhet të tregojë se është i vlefshëm në më shumë se një skuadër. Për të dhënë maksimumin duhen motivacione të mëdha, në shtëpinë tënde është gjithmonë e lehtë të dukesh i fortë. Gjithsesi Milani do të jetë skuadra ime e fundit. Pas moshës 33-vjeçare mendoj se, nuk do të luajë më. Nuk dëshiroj të qëndroj të luftoj deri në fund. Në atë moshë mendoj se do të ndalem përfundimisht".
/JUVENEWS.TK/