10 mars 2011

Elia pranë Juventusit

Berlin, 10 mars - Futbollisti i krahut te Hamburgu, holandezi Eljero Elia, pritet të transferohet te skuadra e Juventusit në fund të këtij edicioni, përcjell e përditshmja gjermane "Bild" të mërkurën.

Elia 24-vjeçar ka kërkuar të largohet nga Hamburgu, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin dhe tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane.

Juventusi për Elian pritet t'i paguajë Hamburgut një dëmshpërblim prej tetë milionë eurosh. Elia përcillet edhe nga Liverpooli, Atletico Madridi e Wolfsburgu.
/JUVENEWS.TK/