06 mars 2011

Del Piero: Të mbajmë fokusin pas humbjes

Sulmuesi legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mbesin të fokusuar dhe të mos e humbasin veten në fund të sezonit, pas humbjes së rëndë nga Milani.

“Këto janë ndeshje në të cilat gjithçka mund të ndodhë dhe fatkeqësisht nuk shkoi mirë. Është kohë e komplikuar kjo, por tani ne kemi rastin, duke filluar nga e shtuna, që t’i japim fund kësaj ecurie negative.

“Ne kemi mundësi për të përmirësuar sezonin, edhe pse numri i ndeshjeve po zvogëlohet. Ne duhet të rifitojmë entuziazmin dhe të dalim nga kjo situatë, por duke qëndruar bashkë me njëri-tjetrin”, deklaroi Del Piero.
/JUVENEWS.TK/