13 mars 2011

Del Piero: Situatë e shëmtuar tek Juventus

Alessandro Del Piero pranon se janë duke jetuar ditë të shëmtuara tek Juventus, por është koha të tregohet fytyra e vërtetë.

Bianconerët kanë barazuar me rezultat 2-2 kundër Cesenas dhe kanë zbehur gjasat për një vend në Europë.

“Mund t’i kuptoj ndjenjat e fansave. Ne humbëm dy pikë dhe më vjen keq”,deklaroi Del Piero për Sky Sport Italia.

“Fatkeqësisht jemi duke u mësuar me këtë situatë të shëmtuar, por duhet të bëjmë më mirë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tonë të ardhshme dhe ta harrojmë këtë”.
/JUVENEWS.TK/