06 mars 2011

Del Piero kërkon dalje nga kriza

Humbja e radhës ndaj Milanit, ka futur në krizë edhe më të thellë “Zonjën e Vjetër” nga Torino.

Tashmë edhe tifozët e Juventusit janë të dëshpëruar tej mase për rezultatet e dobëta të skuadrës.

“Ikona” e klubit, Aleks Del Piero, ka kërkuar që sa më parë skuadra të dalë nga kjo krize në të cilën po kalon.

“Jemi në një momente të vështirë. Natyrisht se tifozët janë të dëshpëruar. Duhet që sa më parë të dalim nga kjo krize. Ne duhet të gjejmë motivin dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Del Piero.

Ai tha se skuadra e tij ende ka shansin që të bëjë më të mirën.
/JUVENEWS.TK/